*****HaVeRi*****
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PRIZRENI KRYEQYTET

Go down

PRIZRENI KRYEQYTET Empty PRIZRENI KRYEQYTET

Post  Administratori Fri Jan 11, 2008 12:20 pm

PRIZRENI KRYEQYTET
Mendohen iniciativa për zhvendosjen e kryeqytetit të Kosovës

Politikanë dhe biznesmenë të njohur janë duke e shqyrtuar mundësinë që të krijohet një lëvizje për zhvendosjen e kryeqytetit. Lutfi Haziri, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka bërë të ditur se ekziston një tendencë që kryeqyteti i Kosovës të bartet në Prizren, për shkak të tërë asaj që ka ngjarë me Prishtinën, pas përfundimit të luftës.
Jo veç për lumin, por edhe për rëndësinë historike, trashëgiminë kulturore, pozitën gjeografike, klimën, dhe, mbi të gjitha, për ta rikthyer historinë, personalitete të ndryshme kosovare janë pajtuar që kryeqyteti i Kosovës të jetëPrizreni.
"Prizreni ka qenë kryeqytet. Pse jo, mund të përsëritet historia" kanë komentuar qytetarët prizrenas, javën e kaluar, idenë e fundit për mundësinë e zhvendosjes së kryeqytetit të Kosovës

Liderët politikë kosovarë ka gjasë që Prizrenin të mos e vizitojnë më vetëm gjatë fushatave elektorale, por ta përjetojnë më shpesh gurgullimën e lumit, ujin e Shatërvanit, bukurine e Kalasë, rrugët me kalldrëm, trokëllimën e nallaneve prej druri, ngjyren çivit të tij, tavën, pitalkat e Ramazanit apo djathin e Sharrit Jo veç për lumin, por edhe për rëndësinë historike, trashëgiminë kulturore, pozitën gjeografike, klimën, dhe, mbi të gjitha, për ta rikthyer historinë, personalitete të ndryshme kosovare janë pajtuar që kryeqyteti i Kosovës të jetë Prizreni, ndërkohë që politikanë dhe biznesmenë të njohur jane duke e shqyrtuar mundësinë që të krijohet një lëvizje për zhvendosjen e kryeqytetit.
Lutfi Haziri, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka bërë të ditur se ekziston një tendencë që kryeqyteti i Kosoves të bartet në Prizren, për shkak të tërë asaj që ka ngjarë me Prishtinën, pas përfundimit të luftës.
"Është një tendencë që të krijohet një lëvizje për zhvendosjen e kryeqytetit. Ideja ështe që të iket kah Prizreni, si qendër historike, si qendër kulturore. si një vend që mund t'i ofrojë një kryeqyteti diçka më shumë se Prishtina. Nëse vazhdohet me trendet që aktuaiisht po shkon Prishtina, lëvizja do të ndodhë", ka paralajmëruar Lutfi Haziri. Duke thenë se "për këtë ka kohe", ai nuk ka dashur të deklarohet nëse është apo jo përkrahës i kësaj nisme. "Prizreni ka qenë kryeqytet Pse jo, mund të përsëritet historia", kanë komentuar qytetarët prizrenas, javën e kaluar, idenë për mundësinë e zhvendosjes së kryeqytetit të Kosovës.
Pas themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 10 qershor 1878, Prizreni është shpallur kryeqytet i të gjitha trojeve shqiptare, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore, për pesë vjet ka qenë kryeqytet i Kosovës, derisa autoriteteve serbe u ka shkrepur në kokë afërsia me kufirin e Shqipërisë.
Një vendim politik i vitit 1949 i kishte marrë Prizrenit epitetin e "kryeqytetit", kur prizrenasi me kombësi serbe Predrag Ajkiq, një nder njerëzit më me ndikim në vend, i cili i takonte Partisë Komuniste, i është kujtuar puna e kufirit dhe kishte vendosur që kryeqyteti i Kosovës të bartej në Prishtinë. Muhamed Shukriu, 77 vjeç, ish-drejtor i Entit për Mbrojtjen e Përmendoreve Kulturore të Komunës së Prizrenit, thotë se bartja e kryeqytetit nga Prizreni në Prishtinë ishte vendim politik. "Vendim i pastër politik. Të hiqej nga kufiri. Çfarë thoshte Predrag Ajkiq ashtu bëhej. Atij i ecte fjala, sepse ishte njeri me influencë". Gjashtëdhjetë vjet më pas ai do të ndjehej i lumtur po ta përjetonte sërishmi Prizrenin si kryeqytet, ndonëse nuk e mban fort shpresa se një gjë e tillë mund të realizohet tash për tash. "Ideja mund të jetë ideale. Do të kisha dashur shumë. Prizreni e meriton të jete kryeqytet. Nëse ka qenë më parë, atëherë përse të mos përsëritet historia. Por, është e zorshme. Nuk e di nëse ka mundësi që të barten gjithë ato organe administrative që ka sot Kosova. Punë që s'bëhet, them unë".

Me fitu n'Prishtinë, me jetu n'Prizren, me dekë n'Gjakovë
Pos te kaluarës historike dhe trashëgimisë kulturore, e cila cilësohet si më e pasura në vend, pozita e volitshme gjeografike, klima dhe burimet e ujit, numërohen si elemente të rëndësishme për Prizrenin si një vend të pershtatshëm për kryeqytet. Autori i librit "Analiza historiko gjeografike e funksioneve urbane të Prizrenit", Esat Haskuka, gjeograf, pohon se Prizreni me shumçka mund të radhitet i pari në listën e qyteteve të Kosovës. "Është shumë e arsyeshme që Prizreni të jetë kryeqytet i Kosovës, sepse ka elemente dhe faktorë që e arsyetojnë një gjë të tillë, para së gjithash elementet natyrore, Ka pozitën gjeografike, klimën më të përshtatshme sesa vendet tjera, begatinë ujore, tokën e plleshme".
I bindur se Prizreni meriton të jetë kryeqytet i Kosovës, Esat Haskuka ështe i sigurt se ky nuk do të ishte një vendim i keq, edhe pse nuk beson se nje gjë e tillë do të mund t'i kapërcente kufijtë e dëshirës"Shumë ndërtesa administrative janë bërë në Prishtinë. Vështirë të ndërrohet sot vendimi. S'e besoj se ka mundësi ekonomike për një gjë të tillë. Ndryshe, kjo është një ide e përkyer", thotë ai, ndërsa kujton kohën kur Prizreni ka qene kryeqyteti i parë i kombit shqiptar dhe qendër administrative e Kosovës.
"Ka qenë vendimi politik që zhvendosi kryeqytetin nga Prizreni në Prishtinë, Serbia tentonet që të lidhte Kosovën sa më ngusht me Serbinë. Unë mendoj se ajo që është bërë dikur meriton të korrigjohet. Tash është tjetër kohë. Mirë do të ishte po të rikthehej, pse jo". I njohur si qyteti më i lashte i Kosoves, i quajtur ndryshe edhe si Venediku i Jugut, Prizreni është shndërruar një vend të preferuar për qytetarët e Kosovës, që vikendeve, buzë lumit, të pihet një kafe me një gotë uji mineral.
Të gjithë i kishte habitur, dy vjet më parë, vendimi i veprimtarit të njohur Adem Demaçi për të jetuar në Prizren. Duke thënë se nuk ka vend më të mirë për ta çuar jetën, ai ka mbledhur plaçkat në valixhe dhe është nisur për në Prizren. Vendimin e tij ai e ka shpjeguar me një fjalët:Me fitu n'Prishtinë, me jetu n'Prizren, me vdekë n'Gjakovë fjalët: Me fitu"Kur të bëhem unë kryetar i Kosovës - Prizrenin do ta bëjmë kryeqytet", ka thënë Demaçi. Duke e cilesuar Prizrenin si "Kalifornia e Kosovës", ai ka pohuar se Prizreni e meriton më shumë se Prishtina të jetë kryeqytet. "Çka ka Prishtina për kryeqytet? Pluhurin...?". ka pyetur ai.

Prizreni kryeqytet me kusht që të ruhet
Prizreni posedon një numër të madh objektesh me vlerë të kultures materiale, e cila është dëshmia më e sigurt për nismën e hershme dhe zhvillimin e jetës në hapësirën urbane të qytetit. Sipas hulumtimeve të fundit, 1992-1994, thuhet se kompleksi arkeologjik Kështjella e Epërme dhe Manastiri i Kryengjujve, që gjenden në Kompleksin memorial "Gryka e Lumbardhit, i takojnë periudhës së eneolit. Në librin e tij "Prizreni i Lashtë, morfologjia e ecurive për ruajtjen e kulturës materiale", Muhamed Shukriu, libër në të cilin ka punuar 40 vjet, vërteton se nëpër kohë janë trashëguar një shumësi e objekteve të kulturës materiale të cilat, pa marrë parasysh ndikimet, frymojnë me një gjuhë specifike prizrenase.
Arekeologë kosovarë pohojnë se bartja në Prishtinë e kryeqytetit të Kosovës, pas Luftës së Dytë Botërore, e ka shpëtuar Prizrenin nga shkatërrimi i trashëgimisë kulturore, ndërkohë që shprehin dronë e tyre se rikthimi i kryeqytetit rrezikon ta shemb, ta rrënojë e ta humbë indentitetin që ka sot qyteti. Edi Shukriu, arkeologe, pohon se vendosja e kryeqytetit të Kosovës në Prishtinë e ka sakatuar këtë qytet, duke i shkatërruar objektet e vjetra e me vlerë për tu ndërtuar të rejat. "Kam frikë se po të kishte vazhduar Prizreni të ishte kryeqytet do ta pësonte njësoj si Prishtina. Mbase kjo edhe e ka shpëtuar. Shumë objekte të trashëgimisë do të ishin shkatërruar. Dikur Prishtina së paku ka pasur disa kimenj të vegjël. Dy lumenj të vegjëi që i kishte mjerisht u mbuluan. Sot nuk e ka asnjë. Qyteti i cili nuk ka lume, nuk ka jetë. Lumi nënkupton jetën, freskinë, rrjedhën. E këtë e ka Prizreni" Mbulimi i lumit ishte pasoj'ë e të qenit të Prishtinës kryeqytet, njësoj si shkatërrimi i bërthamës shpirtërore të Prishtinës, çarshisë së vjetër, pa pasur respekt për arkitekturën e trashëguar.
Me një planifikim të mirë urban, pa cënim të trashëgimisë, me kusht që të bartet vetëm qendra administrative, Edi Shukriu do të pajtohej me zhvendosjen e kryeqytetit në Prizren, ndërsa Prishtina të ngelej si kryeqytet industrial, i zhvillimit ekonomik, njësoj si në vende të ndryshme të botës. "Unë e përkrah, gjithësesi. Mbase po ta merrnit kompasin edhe të shikoni distancat e ndryshme Prizreni gati është në qendër"
Me reagimet e sojit "Ku me e marre", "A do Zoti", "Nuk do të ishte keq" dhe "Punë që s'behet", kanë komentuar qytetarët prizrenas idenë për zhvendosjen e kryeqytetit të Kosovës. Nëse do të duhej te votonte për "po" ose "jo", Veton Nurkollar, 41 vjeç, fotograf, me me dëshirë do të rrumbullakësonte "jo"."Nuk është ide e keqe, Prizreni edhe ka qenë kryeqytet, por unë nuk e përkrah. Gjithçka do të ishte ndrvshe. Prizreni nuk do të ishte me ky që është. Do të shkatërrohej me siguri, njësoj si Prishtina", thotë ai, ndërsa pi një gotë bozë, në njërën nga ëmbëltoret e qytetit, buzë lumit. Ai ka frikë së qyteti do të burokratizohej shumë, ndërsa nuk do të kishte dashur t'i shihte asaj ane as liderët politike kosovarë.
"Nuk kisha dashur t'i takoja në rrugë politikanët Me qenë i sinqert, tash për tash, nuk do të kisha dashur të ngjante një gjë e tillë. Më vonë, ndoshta".
Qytetarët prizrenas janë pajtuar me idenë e rikthimit të kryeqytetit në Prizren, por pa u prekur qyteti, kultura e pa të cilat ata thonë se Prizreni do ta humbte fizionominë e trashëguar, vet, do ta merrte rrokullimën.
Tahar Alemdar, student i Fakultetit të Arteve, pohon se edhe ashtu pak ka mbetur nga ajo që është Prizren, pjesa e vjeter e qytetit nuk ka kurtfarë mbrojtje, eshtë krejt në hallakamë.
"Prizreni e meriton më shumë se secili qytet tjetër në Kosovë që të jetë kryeqytet, por kam frikë se do të shkatërrohej". Sidoqoftë, Adem Demaçi ka hedhur poshtë mundesinë se Prizreni do të dëmtohej po të bëhej kryeqytet, duke propozuar modelin gjerman për t'i shpërndare organet administrative në qytete të ndryshme. "Nuk do ta kishim tepruar. Do ta dërgonim në Prizren, për shembull, vetëm Qeverinë, Kuvendin. Minisitritë, ndërkaq, do t'i kishin shpërndarë në qytete të ndryshme, si gjermanët".

Në gjurmët e lashtësisë së Prizrenit

Prizreni përjetoi emërtime të shumta gjatë ecejakeve kohore: Theranda, Prizdrijana, Peneropolis, Praeserem, Prizna, Prizrenum, Presarin, Prisareno, Prizirendi, Prezren, Prezdin, Prizdren, Pruzrenin, Zorrin, Torzerm, Perserin e Prizrend. Në kuptimin krahasues figurativ Prizreni quhet Dubrovniku kontinen-tal.
Koha e saktë e themelimit të qytetit nuk është përcaktuar deri më tash. Vendosja e qytetit antik Theranda në hapesirën e tanishme të Prizrenit është ende diskutabile. Arkeologët sugjerojnë se ky qytet antik duhet të kërkohet diku ne Tarazhdë, në drejtim të fshatit Korishë, ose në rrethinën e Suharekës (7 km në veri të Prizrenit). Pa marrë parasysh përcaktimin e Therandës antike ne Prizren apo në afërsinë e tij, nga koha e hershme antike u trashëguan pak a shumë shënime historike dhe objekte të kulturës materiale, siç është Vrapuesja e Prizrenit, që gjendet në Muzeun Britanik në Londër dhe Cjapi i Bronzit, që gjendet në Muzeun e Vranjës në Serbi. PërVrapuesen nga Prizreni, shënimet nga Muzeu Britanik tregojnë se është punuar në bronz, se është gjetur në Prizren dhe se i takon shek.V p.e.s. Gjetja e figurës së cjapit në rrethinën e ngushtë të Prizrenit është me rëndësi të posaçme. Kompleksi Jaglenica, ku u gjet figura, shtrihet në verilindje të qytetit, menjëherë pas kazermave ushtarake. Ura, që tani më nuk ekziston, ka qenë mbi prockën Jaglenica, e cila formohej nga ujërat që rrjedhnin nga Koxhaballkani dhe rrëzeve të tij të quajtur Pusnica.
Po të pranohet se Prizreni nuk është Theranda antike, atëhere shtrohet pyetja se ç'ka qenë Prizreni në antikë, pasi që në hapësirën urbane të qytetit kanë ekzistuar dhe ende ekzistojnë mbeturitiat e objekteve primare dhe sekondare të një vendbanimi të lashtë, të organizuar dhe të urbanizuar. Për këtë dëshmojne:
1. Gërmadhat e termës së periudhës romake, të zbuluara në vitin 1964 (pastaj të mbuluara) në rrugën "Ali-Skënderi", përballë godinës për fiskulturë të Gjimnazit "Gjon Buzuku".
2. Bazilika në lokacionin e tanishëm të kishës "Shën Premtja".
3. Muret e periudhës romake tek Sahat Kulla, të shndërruar në hamam në mesin e shek. XVIII, Një prej mureve të tilla gjendet në anën e majtë nga hyrja e tanishme në Muzeun Arkeologjik të Regjionit të Prizrenit, tani i mbuluar me malltar gëlqeror.
4. Ara (monument votiv) e shekullit II-III, e zbuluar në rrugën "Çlirimi i Popullit", më 1976, gjatë hapjes së themeleve të shtëpisë.
5. Stellat (monumente mbivarrore) e shumta të periudhës romake, Në vitin 1958 epigrafi i mirënjohur dalmatin Martin Gabriçeviq evidentoi 18 stella në lokacionet e ndryshme te qytetit, ndërsa në vitin 1979 u gjetën edhe 4 të tjera, që u vendosën në Muzeun Arkeologjik të qytetit. Profesori dhe arkitekti i njohur prizrenas Stanko Mandiq ka deklaruar shumëherë se si fëmij ka parë mbi 50 stella të përiudhës romake, mbi të ciiat ka luajtur në lokacionin "Batallushka stanica" si dhe në bregun e majtë të Lumbardhit të Prizrenit, në vendin e quajtur "Bunarllëk".
Nga këto fakte mund të konkludohet se lashtesia urbane e Prizrenit bie në shekullin III dhe shumë më heret. Sipas hulumtimeve të fundit arkeologjike (1992-1994) të udhëhequr nga Mihailo Milinkoviq, rezulton se Manastiri i Kryeengjujve, që gjendet në Kompleksin Arkeologjik, Kështjella e Epërme dhe Manastiri i Kryeengjujve që shtrihen në Kompleksin Memorial Gryka e Lumbardhit, i takojnë periudhës Eneolite, respektivisht MMM vjet p.e.s.

OBJEKTET E PALËVIZSHME

1.KOMPLEKSI MEMORIAL GRYKA E LUMBARDHIT
-Ura e vjetër e gurit në Kërk-bunar.
-Manastiri i Kryeengjëjve. -Kështjella e Epër. -Hidroelektrana "Prizrenasja". -Objektet e tjera.
2.KOMPLEKSI PËRMENDOR"MARASH"
3.KOMPLEKSI MONUMEN TAL I LIDHJES SHQIPTARE TË PRJZRENIT
4.KALAJA E PRIZRENIT
5.KOMPLEKSI I PËRMENDOREVE NËNKALA
6.POTOKMAHALLË DHE PANTELI
-Bunarllëku
-Bogosllovia
-Kisha e Shën Gjergjit
-Xhamia e sofi Sinan pashës
-Shatërvani i Prizrenirt
-Kisha ortodokse e Shën Gjergji-Ruinoviq
-Hamami i gazi Mehmed pashës
-Xhamia e Emin pashës
-Xhamia e Saraçhanes (Kukli begut)
-Minareja e Arasta xhamisë
-Përmendorja e dhjetë patriotëve të varur
-Xhamia e Myderrizit
-Xhami e Suzi Çelebisë
-Namasxha xhamia
-Kisha e Shën Premtes
-Xhamia e Mustafë pashës
-Sahat-kulla dhe Muzeu Arkeologjik i regjionit të Prizrenit
-Konkatedrala "Zonja Ndihmëtare"

OBJEKTET REPREZENTATIVE TË ARKITETKTURËS FOKLORIKE
-Shtëpia e Musa Shehzades
-Shtëpitë e Sarajit
-Shtëpia e sheh Hasanit
-Shtëpia e Shaup pashës
-Shtëpia e Ismet Sokolit
-Shtëpia e Adem aga Gjonit
-Shtëpia e Gani Dukagjinit

(Të dhënat për Prizrenin janë marrë nga libri i Muhamed Shukriut "Prizreni i lashtë...")

HIDROELEKTRANA “PRIZRENASJA”

Hidroelektrana "Prizrenasja" - ngrihet në Grykën e Lumbardhit, është e ndërtuar në vitin 1929, sipas projekteve të hartuara nga firmat vieneze. Fuqia instaluese e saj ishte 160 kVA, ndërsa pas tetë vjetësh, me montimin e agregatit të dytë, fuqia instaluese u rrit në 320 kVA. Hidroelekterana eshtë e vlefshme sepse është centrali i parë i ndërtuar në hapësirën e Kosovës. Kjo furnizoi më rrymë 44 vjet, përderisa ndërpreu punën më 1.11.1973 për shkak të kapacitetit të pavolitshëm kundrejt rrjetit të riformuar të sistemit elektroenergjetik në hapësirën e Kosovës. Objekti u shpall përmendore kulturore dhe u vu në funksion të Muzeut të Elektroekonomisë së Kosovës.
Administratori
Administratori
Admin

Posts : 7
Join date : 2008-01-11
Location : **•.¸ ¸.•*¸.•**•.¸ ¸.•*¸.•*¸ArDiTi**•.¸ ¸.•*¸.•**•.¸ ¸.•*¸.•*

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum